Saturday, February 23, 2013

Rita i prezanton prindërve të dashurin, mik i ngushtë i David Beckham!


Nuk është fituesi i X Factor UK i dashuri i ri i Rita Orës, pooooor, miku më i ngushtë i David Beckham, menaxheri i futbollit, Dave Gardner.
The Sun shkruan sot se Rita e ka prezantuar Gardner me prindërit e saj, duke hedhur kështu dyshime për një lidhje serioze mes tyre.
Kohët e fundit Rita është parë të shoqërohet shumë me Dave, aq sa ai e shoqëroi edhe në festën pas çmimeve Britt Awards.
Pak ditë më parë, mediat britanike fotografuan Rita Orën herët në mëngjes  ndërsa linte shtëpinë e Dave. Rita Ora u shfaq me të njëjtën veshje të një dite më parë, duke lënë shtëpinë e Dave, pasi kishte kaluar natën aty.
Menjëherë pas ndarjes nga Rob Kardashian, Rita tha se arsyeja ishte pasi nuk kishte kohë ti kushtonte partnerit.