Saturday, February 23, 2013

Ingrid Gjoni bën operacion gjoksin

Pas lindjes së djalit duket se këngëtarja Ingrit Gjoni ka humbur linjat trupore dhe kështu ka vendosur të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Lajmin e ka bërë me dije klinika private që Gjoni ka bërë këtë operacion.Mësohet se ajo e ka rritur masën e tij me një numër dhe ndryshe nga këngëtaret e tjera e ka pranuar faktin e ndërhyrjes dhe madje e ka bërë dhe publike në disa gazeta rozë.Ingridi është shprehur për një gazetë se : “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire. Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë të kahershme. Takova mjekët profesionistë të klinikës ‘Keit’, të cilët duhet të them se kanë bërë një punë të shkëlqyer”, – rrëfehu këngëtarja. Gjatë intervistë ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të fillojnë edhe xhirimet e klipit të ri, ku do të padyshim do të ekspozohet dhe gjoksi i saj i ri. Linjat e këngëtares provokuese kanë tërhequr gjithmonë vëmendje por këtë herë Inis Gjoni do të jetë në qëndër të tyre.