Tuesday, February 26, 2013

Elona pyet Altinën: Je lesbike?

Ritmet e muzikës nuk janë ulur, por banorët tashmë janë ndarë në grupe, hedhin shaka dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Elona me Altinën janë ulur të dyja në kolltuk. Elona e pyet Altinën nëse mund ti bejë një pyetje teper personale, por pa e marrë inat..
Duket që Elona po heziton ta pyesi, por Altina i thotë që tja bëjë pyetjen. Elona duke i rënë rrotull nuk tregohet e qartë në pyetjen e saj. Altina i thotë të tregohet e drejt për drejtë se nuk po e kupton. Në fund Elona e pyet për preferencat e sajë dhe nëse është ose jo lesbike. Altina në fakt ngryset kërkon të dijë se përse e ka këtë mendim Elona? Elona i tregon se mënyra se si ajo vishet mund ta tregojë një gjë të tillë. Altina thotë që nuk duhen paragjykuar njerëzit nga veshja, ajo ka qënë tip çuni që e vogël ka pas luajtur futboll dhe që atëherë i ka ngelur ai stil veshje. Elona thotë se nuk e ka problem sepse ajo është rritur në Francë dhe shoqëria atje është shumë e hapur dhe i kërkon tymos ja marri për ters pyetjen. Por Altina ja mohon kategorikisht një gjë të tillë..