Tuesday, February 26, 2013

Anaidi dhe Elena rrëfehen dhe përqafohen me dashuri me njeri-tjetrin

Dy banoret janë ulur ne divan dhe Anaidi i cili qëndron pranë Elenës e pyet nëse ka lëne dike jashtë. Ajo ja pohon dhe shton se ai është fotograf dhe punojnë bashke. Te dy buzëqeshin dhe Anaidi vazhdon ta pyesë me tej, nëse te dy shkojnë mire bashke. Elena i rrëfen qe shumicën e kohës shkojnë mire, por normal qe ka edhe zënka, por ajo çka asaj i pëlqen me shume kur zihen është se ai nuk kthen dorë.
Anaidi vijon te interesohet për jetën e Elenës duke e pyetur se çfarë bën ajo gjate ditës dhe nga shkon. Elena pa hezitim i përgjigjet qe shkon ne shkolle, del kafeve gjithashtu edhe darkave ne fundjave del.
Ajo i tregon Anaidit qe ishte zëne me te dashurin dhe ja kishte fshire te gjitha fotot nga facebook-u, por u pajtuan pak para se ajo te hynte ne Big Brother Albania 6.
Atyre i bashkohet edhe Jonilda me Oltën dhe biseda vijon mbi dashurinë. Ne një moment Elena çohet nga divani dhe fton Anaidin ti japi një përqafim. Ai ia hedh duart rreth saj pak me sipër fundshpinës. Elena pak në siklet i largon duart dhe i thotë qe ky nuk është përqafim. Por duket qe te dy kuptohen mire me njeri-tjetrin. Ai si djalë i sjellshëm i ofron Elenës, për te ngrëne, racionin e tij te pulës. Me pas te dy çohen përkrahu për te vajtur tek tavolina e ngrënies për darke.