Wednesday, February 27, 2013

Iliri bie në kurthin e lojës së vajzave

Vetëm disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Anaidi shkon në tualet dhe shikon që ambienti përreth është shumë pis. Ai ankohet për higjienën dhe i kërkon edhe vajzave që t’i kushtojnë më shumë rëndësi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pastërtisë. Vajzat thonë se kjo gjë është në ndërgjegjen e gjithsecilit dhe se nuk mund të ruhet higjiena vetëm nga disa njerëz. 

Iliri dhe Jonilda vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin ende, edhe pse të gjithë banorët kanë ikur për të fjetur gjumë dhe tashmë ka ardhur mëngjesi. Vazhdojnë të bisedojnë dhe të bëjnë shaka me njëri-tjetrin edhe për disa minuta.

Të dy banorët dalin jashtë për të pirë cigare, ndërkohë që Iliri tregon për veten e tij dhe ëndrrat që ka në jetë. Iliri tregon se kërkon që të bëhet aktor dhe të vazhdojë Akademinë e Arteve. Ai tregon për të kaluarën e vet dhe thotë se marrëdhëniet me femrat i ka shumë të mira dhe gjithmonë ka qenë i lidhur me femra më të mëdha se ai në moshë. 

Pak minuta më vonë, banorët shkojnë në dhomë për të fjetur, ndërsa Iliri gjen vezën mbi krevat, të cilën pa dashje e thyen teksa shtrihet në krevat për të fjetur. Veza është pjesë e lojës që ka bërë Eldora dhe Elena për disa nga djemtë e shtëpisë. “E di unë që ma kanë bërë këtë lojë në mënyrë që t’i heq pantallonat, por unë s’kam për t’i hequr, me vezën do të fle”, shprehet Iliri. Jonilda qesh me të madhe nga reagimi i Ilirit, ndërsa të dy bëhen gati për gjumë. 

Iliri merr mbulesën dhe jatakun dhe shkon të flejë në sallon.