Friday, March 15, 2013

Eldora dhe Shpendi flen bashke dhe ...

Ndërkohë që në dhomat e gjumit shumica e banorëve janë duke u munduar të flenë. Elena e Anaidi shkojnë në dhomën e katit të dytë dhe komentojnë diçka që u bëri shumë përshtypje. Ata kanë parë Eldorën dhe Shpendin, të cilët janë duke fjetur në të njëjtin krevat dhe kjo gjë i çudit paksa, pasi çdo natë Eldora ka shkuar në krevatin e saj për të fjetur gjumë. “Kanë pritur provën e breshkës për të fjetur bashkë”, thotë Anaidi duke qeshur, ndërkohë që këtë gjë e komenton edhe Elena, e cila thotë se tanimë të gjithë janë duke fjetur të ndarë në çifte. Pas pak aty shkon edhe Marselini, i cili hyn në bisedë dhe thotë se Eldora ndihet keq kur ai i përmend Shpendin dhe faktin që ata të dy rrinë bashkë, ndërsa tani nuk i vjen keq kur kërkon të flejë me të. Të njëjtin mendim ka edhe Elena, e cila çuditet me faktin që ajo ndihet keq kur të tjerët flasin për të dhe Shpendin. “S’do të thotë gjë, se njeriu fle ku të jetë më rehat”, thotë Anaidi duke qeshur. 
Të tre diskutojnë marrëdhënien midis Eldorës dhe Shpendit për disa minuta, duke e kaluar në shaka herë pas here analizën për ta.

Joana dhe Olta diskutojnë me njëra-tjetrën në kuzhinë për jetën e natës jashtë shtëpisë së Big Brother. Joana tregon se edhe pse pi shumë gjatë natës, ajo i jep vetë makinës teksa kthehet për në shtëpi, ndërsa Olta e gjykon veprimin e saj, pasi sipas saj, në timon duhet të jesh shumë e kujdesshme. “Unë nuk pi shumë, por prapë nuk i jap vetë makinës”, shprehet Olta. Pas pak atje shkon edhe Elona, e të tria diskutojnë për gatimin.