Tuesday, March 12, 2013

Cfare ndodhi me Jonilden, vajzen qe do bente operacion ne Big Brother?

Ndërkohë që banorët vazhdojnë të bisedojnë në shtëpi dhe herë pas here përmendin edhe banorët që kanë dalë nga shtëpia, Jonilda është duke i vëzhguar. 
Banorët mendojnë se Jonilda është eliminuar, por ajo ndodhet në shtëpinë e Big Brother. Joanilda ka kryer një ndërhyrje estetike në gjoks, ky është edhe sekreti i saj dhe tashmë është rikthyer në një nga ambientet e shtëpisë. Ajo gëzon shëndet të plotë dhe po mbahet e izoluar nga banorët e tjerë, por edhe nga jeta jashtë Big Brother-it, për arsye se shumë shpejt Jonilda do të rikthehet përsëri në garë. 

Ajo është ulur përballë një monitori që ka në dhomën e saj dhe tashmë është duke i parë banorët të cilët as që e mendojnë se Jonilda mund të rikthehet përsëri në shtëpinë e Big Brother 6. Tashmë mbetet që të presim momentin se kur do të vendos Vëllai i Madh që Jonilda të hyjë përsëri në shtëpi.